Cilat janë gjasat e Kosovës në Ligën e Kombeve?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 22:32

Cilat janë gjasat e Kosovës në Ligën e Kombeve?

Ndaj Lituanisë më 12 tetor dhe ndaj Qipros, tri ditë më vonë, duhen gjashtë pikë.

Nëse Kombëtarja e Kosovës gabon në ndonjërën prej këtyre ndeshjeve, gjasat për ta kapur vendin e parë, veniten skajshmërisht, njofton Klankosova.tv.

Humbja e 6 shtatorit ndaj Rumanisë me rezultat 0-3, edhe ashtu i ka vështirësuar mundësitë, por gara mbetet e hapur deri në përballjen e dytë direkte, në Bukuresht.

Që kjo ndeshje të jetë një finale për vendin e parë në Grupin C të “Nations League”, ekipi shtetëror përfaqësues nuk duhet të gabojë në sfidat e tetorit.

Gjërat mund të lehtësohen pak nëse Rumania nuk merr 6 pikë ndaj Lituanisë dhe Qipros, në mënyrë që një fitore minimale (eventuale) e Kosovës ndaj rumunëve, të mjaftonte për vendin e parë në grup, raporton Klankosova.tv.

Lituani – Kosovë zhvillohet të shtunën me 12.10.2024 në orën 15:00 kurse Kosova e pret Qipron me 15.10.2024, në ndeshjen e cila nis nga ora 20:45.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 22:32