Milani gjobit Teo Hernandez për sjellje antisportive ndaj arbitrit Paireto

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 22:40

Milani gjobit Teo Hernandez për sjellje antisportive ndaj arbitrit Paireto

Teo Hernandez pati një natë për tu harruar mbrëmjen e së dielës në “Artemio Franki”, ku përveç humbjes së penalltisë ai u ndëshkua edhe me karton të kuq, dhe në fund Milani u mund 2-1 nga Fiorentina.

Por makthi për kapitenin kuqezi nuk mbaron këtu, pasi sot skuadra e Milanit ka vendosur ta ndëshkojë me gjobë për sjellje antisportive ndaj arbitrit Paireto, ndërsa Gjykata Sportive në Seria A ka vendosur të dënojë me 2 takime Teo Hernandez.

Kështu ai do të mungojë në sfidat me Bolonjën dhe Udinezen.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 22:40