Superkupa e Italisë në Arabi, kalendari i gjysmëfinaleve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 22:42

Superkupa e Italisë në Arabi, kalendari i gjysmëfinaleve

Superkupa e Italisë tashmë e ka axhendën e dy ndeshjeve gjysmëfinale.

Do të jetë fillimisht Inter – Atalanta, që merr jetë më 2 janar dhe më pas 1 ditë më vonë Juventus përballet me Milanin.

Pikërisht çfarë ëndërronin arabët, aty ku do zhvillohet dhe Superkupa e Italisë.

Napoli, Fiorentina, Lacio dhe Interi ishin kundërshtarët e sezonit të fundit.

Sigurisht që arabët ishin të kënaqur vetëm me këto të fundit.

Tashmë do të shijojnë përballje epike. Finalja e madhe ndërkohë do të luhet më 6 janar në stadiumin “Kingdom Arena”.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 22:42