Meksikë, bandat mafioze vrasin kryebashkiakun e Chilpancingos, kokën e prerë ia lënë mbi veturë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 21:37

Meksikë, bandat mafioze vrasin kryebashkiakun e Chilpancingos, kokën e prerë ia lënë mbi veturë

Kryebashkiaku i një prej kryeqyteteve shtetërore në Meksikën jugore, Alejandro Arcos, u vra nga bandat në mënyrë makabre vetëm një javë pasi mori detyrën, raporton AP.

Fotot e skenës së krimit të shpërndara në rrjetet sociale ishin shumë të rënda. Aty shihet koka e prerë e kryebashkiakut e cila ishte lënë mbi një veturë, ndërsa trupi ishte në karrigen e pasagjerit. Autoritetet nuk konfirmuan menjëherë vërtetësinë e fotove, por në ceremoninë e varrimit këtë të hënë (7 tetor), kishte shenja se koka e tij ishte ngjitur nga ekzaminuesit mjeko-ligjorë ose stafi i morgut.

Arcos u betua të hënën e kaluar (30 shtator) si kryebashkiak i Chilpancingos, një qytet i dhunshëm sa një bandë e krimit të organizuar organizoi hapur protestë, rrëmbeu veturë të blinduar policie dhe mori peng policinë në vitin 2023 në këmbim të lirimit të anëtarëve të tyre.

Chilpancingo është kryeqyteti i shtetit Guerrero, ku ndodhet Acapulco.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 21:37