Në BE miratohet agjenda e reformave për RMV-në dhe katër shtete të tjera për Planin e Rritjes
Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar të premten agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kushte për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë eurosh
Lajmi është bërë i ditur përmes nga presidenca hungareze e Bashkimit Evropian, ku është thënë se Komisioni i IPA-së i BE-së ka dhënë pëlqimin për agjendat e reformave të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Serbisë.
Ndërsa Bosnje e Hercegovina duhet të presë akoma për miratimin e agjendës pasi që dokumenti s’ka qenë i kompletuar.
Komisioni Evropian pritet që më 16 tetor ta miratojë vendimin përfundimtar për zbatimin e pagesave për këto vende.
Më 30 maj, zëvendëskryeministri Bislimi, njoftoi se ekzekutivi kosovar dërgoi drejt Komisionit Evropian (KE) draftin e narrativit dhe tabelën e plotë të dakorduar të agjendës së reformave mbi Planin e Rritjes.
Fondet e BE-së do të ndahen dy herë në vit, në bazë të kërkesave të shteteve në Ballkanin Perëndimor, pas verifikimit nga Komisioni Evropian (KE) dhe konfirmimit se janë përmbushur kushtet përkatëse në lidhje me stabilitetin makrofinanciar, menaxhimin e mirë të financave publike, transparencën dhe mbikëqyrjen e buxhetit.
Gjithashtu, përfshihen edhe disa kushte politike. (AP)