Shumë gola, por pa fitues në duelin Poloni-Kroaci, ‘heshtje’ në Skoci-Portugali

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 22:54

Shumë gola, por pa fitues në duelin Poloni-Kroaci, ‘heshtje’ në Skoci-Portugali

Polonia dhe Kroacia dhuruan spekatakël në përballjen të zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Piotr Zielinski kaloi polakët në epërsi.

Por, Borna Sosa i barazoi shifrat në 1-1, kur realizoi në minutën e 19-të.

Sucic realizoi për 2-1 në minutën e 24-të, kur u asistua nga Baturina.

Baturina më pas kaloi në golashënues, duke shkëmbyer vendin me Sucic, vetëm dy minuta më vonë.

Polonia nuk u dorëzua dhe ngushtoi epërsinë e kroatëve në 3-2 me golin e realizuar prej Nicolas Zalewskit (45’).

Polonia elektrizoi tifozët e tyre, kur i barazuan shifrat në 3-3 me golin e Sebastian Szymanskit në minutën e 68-të.

Dominik Livakovic u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje brutale, ndërsa Kroacia u dashtë të bënte zëvendësime dhe ta fuste portierin e dytë, Labrovic.

Një ndeshje e heshtur po në këtë grup ishte ajo mes Skocisë dhe Portugalisë, që përfundoi pa gola.

Portugezët vazhdojnë si lider me 10 pikë, Kroacia me shtatë, Polonia me katër dhe Skocia me vetëm një. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 22:54