Zejdi uron Shqipërinë, kritikon Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 22:49

Zejdi uron Shqipërinë, kritikon Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Lideri i Lëvizja Populli, Skender Rexhepi Zejdi ka uruar Shqipërinë për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe ka kritikuar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për orientimin pro serb dhe pro rus, transmeton TV21.

“Shqipëria me hapa të sigurt filloi rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, urime për vëllezërit tanë shqiptarë, më se e merituar. Urime еdhe qeverisë antishqiptare të Maqedonisë së Veriut e cila me hapa edhe më të sigurt po na kthen në vitet e 90’ta dhe më afër Sërbisë dhe Rusisë. Уриме, уриме. “Maqedonia përsëri e ytja”, shkruan Zejdi.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 22:49