Mbledhje e Komisionit të Historisë në Shkup, takimi i par pas ndryshimit të përbërjes qeveritare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Tetor, 2024 19:36

Mbledhje e Komisionit të Historisë në Shkup, takimi i par pas ndryshimit të përbërjes qeveritare

Komisioni i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore u mblodh sot në Shkup. Ky ishte takimi i parë i përbërjes së  re të ekipit të Maqedonisë së Veriut me kolegët e palës bullgare. Para fillimit të takimit kryetari i komisionit bullgar, Angell Dimitrov i pyetur se çfarë pret nga takimi tha se ende nuk i njeh anëtarët e rinj të komisionit. Takimi i fundit i komisionit të përbashkët është mbajtur më 30 dhe 31 maj në Sofje, ndërkaq mbledhja e planifikuar në Shkup për më 18 dhe 19 shtator u anulua me kërkesë të palës së Maqedonisë.

Përbërja e re e ekipit të vendit u zgjodh nga Qeveria më 10 shtator. Kryetar i ri është profesori i Fakultetit Filozofik të Shkupit, Vanço Gjorgjiev, ndërkaq anëtarë janë edhe Aleksandar Litovski, Nikolla Minov, Sasho Dodevski, Besnik Emini dhe Dimitar Llorovski.

Një ditë para takimit, në Ministrinë e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Komisioni u prit nga ministri Timço Mucunski, i cili para anëtarëve tha se është në dispozicion për të ndihmuar me të gjitha kapacitetet për të vazhduar pa penguar me aktivitetet. Sipas Mucunskit, vendimet dhe diskutimet në kuadër të komisionit duhet të udhëhiqen në bazë të argumenteve shkencore, me qëllim të respektimit të lirisë akademike. Sipas kumtesës së Ministrisë, Mucunski tha se theksuar se angazhohet personalisht për pavarësi në vendimmarrjen e komisionit, pa trysni dhe ndërhyrje politike.

Ky komision i përbashkët është formuar si rezultat i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila u nënshkrua në gusht të vitit 2017-të mes kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. Deri më tani, Komisioni ka miratuar rekomandime për nderim të përbashkët të pesë figurave historike, edhe atë, vëllezërit Kiril dhe Metodin, Shën Naumin e Ohrit, Shën Klimentin e Ohrit dhe Car Samoilin. Gjithashtu, Komisioni ka dhënë dhe pesë rekomandime për ndryshime në librat e historisë për klasën e gjashtë në Maqedoni dhe klasën e pestë në Bullgari. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Tetor, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.