Sindikata trysni për pagat

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:46

Sindikata trysni për pagat

Seanca e radhës e Këshillit Ekonomik do të shqyrtojë pikat për rritjen e pagave këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Gjithashtu punëdhënësit kërkojnë ndihmë nga shteti, si lirim nga pagesa e kontributeve për të sapopunësuarit apo lloje të tjera subvencionesh

Sindikata kërkon të përfshihet në krijimin e masave të reja nga ana e Qeverisë për kufizimin e marzhit të fitimit të produkteve bazë që të mos ndodhë që tregtarët ta keqpërdorin sërish masën në kurrizin e punëtorëve dhe qytetarëve.Sipas kreut të kësaj organizate, Sllobodan Trendafilov, bazuar ndaj parametrave që ka LSM 47 produkte apo produkte nga shporta minimale e sindikatës janë përfshirë në masën e sjellë nga qeveria për 70 produkte apo produkte që kishin një kufi marzhi. Mirëpo shton se për fat të keq, tregtarët e shfrytëzuan periudhën kur qeveria njoftoi se do të miratohej një masë e tillë dhe çfarë bënë?. “Fillimisht i rritën çmimet dhe shporta minimale sindikale në pjesën e rritjes së shpenzimeve për ushqime dhe pije u rrit për rreth 750 denarë për muajin shtator, ndërsa tani për tetor është ulur për rreth 960 denarë, që do të thotë se tregtarët kanë qenë të pangopur, përsëri u përpoqën të fitonin para në kurriz të punonjësve dhe çmimet që i rritën në shtator u ulën vetëm në tetor dhe përsëri mbetën me të njëjtin fitim që e kishin”, tha Trendafillov.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi vlerëson se masa që kufizoi marzhet dha rezultat, me kursime për qytetarët. “Kemi marrë dy masa. Ne morëm një vendim për mjetet shkollore dhe shportën e konsumatorit. Nëse marrim përsipër analizën e dy masave kemi ulje të kostos prej 3000 denarë për çdo familje”, thotë ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Gjithashtu Sindikatat vlerësojnë se Qeveria duhet të ndërmarrë hapa më rigoroz për të parandaluar ngjarje të tilla. “Sigurisht që presim që të funksionojë edhe kufizimi i marzheve sipas Ligjit për praktikat e padrejta tregtare, por me sa shohim në terren, performanca e inspektoratit është vërtet e dobët, jo sepse nuk duan , por sepse kanë një numër shumë të vogël njerëzish që duhet të kontrollojnë një numër të madh tregtarësh. Ne besojmë se LSM duhet të përfshihet në rrugën e krijimit të masave të reja që do të krijojë qeveria për të kufizuar marzhet, duke qenë se dy të tretat e asaj që kanë parashikuar janë nga shporta minimale sindikale dhe ne e llogarisim dhe e dimë më së miri se çfarë është e nevojshme”, tha Trendafilov. Deri në fund të tetorit qytetarët do të mund ta përdorin masën me marzhe të kufizuara që përfundon në fund të këtij muaji. Për disa masa të tilla patën rezultat, për të tjerë ishte populizëm për qetësimin e pakënaqësisë me çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë.

Nga Lidhja e Odave të Tregtisë thonë se nuk presin rritje të çmimeve të ushqimeve dhe nëse kjo ndodh do të jetë minimale. Nga atje thonë se nevojiten plane me analiza të hollësishme, të cilat do të bëhen paraprakisht me biznesin për zhvillimin e ekonomisë. Akti i praktikave të padrejta të tregtisë, i cili hyri në fuqi më 28 shtator, ishte afati i fundit për tregtarët për të harmonizuar kontratat e furnizimit me furnitorët dhe prodhuesit, ku zbritjet dhe kostot e tjera të marketingut janë të kufizuara në 10%. Ky ligj përcakton 26 praktika të padrejta tregtare. Ministria e Ekonomisë thotë se ligji kufizon tarifat (për ruajtje, reklamë, marketing dhe personel) dhe ato funksionojnë deri në 10%.

“Informacionet fillestare nga terreni thonë se tregtarët tashmë kanë harmonizuar kontratat e furnizimit me furnitorët, në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Presim që nga fillimi i muajit të ardhshëm tashmë të kemi ulje të çmimeve në përputhje me Ligjin për Praktikat e Padrejta Tregtare dhe nuk presim që tregtarët të fillojnë sërish të rrisin çmimet në tregje, sepse Ligji ende e kufizon”, thonë nga Dikasteri i Ekonomisë.

Sindikatat janë shprehur të pakënaqura edhe me nivelin e pagave në vend.

“Punëdhënësit disa herë kanë paralajmëruar se nuk ka punëtorë dhe ata që kanë mbetur nuk duan të punojnë me paga të ulëta. Nga ana tjetër, jeta po bëhet më e shtrenjtë, ndaj pagat duhet të rriten për të mbajtur punonjësit. Për këtë arsye ata kërkojnë ndihmë nga shteti, si lirim nga pagesa e kontributeve për të sapo punësuarit apo lloje të tjera subvencionesh që do t’ua lehtësojnë biznesin. Kur të kthehet buxheti nga debati fillestar parlamentar me vërejtjet dhe propozimet pas amendamenteve të deputetëve, do të mbahet seanca e Këshillit ekonomik social në të cilën do të shqyrtohen pikat për rritjen e pagave këtë vit dhe vitin e ardhshëm”, thekson kryetari i LSM Sllobodan Trendafilov.

Sipas ministrit Besar Durmishi, kërkesat e sindikalistëve, si rritja e pagës minimale, do të vihen në agjendë për periudhën e ardhshme dhe do të diskutohet nëse ka mundësi për rritjen e saj. Në seancën e fundit të Këshillit ekonomik , nga kryeministri dhe ministri i ekonomisë morëm një premtim se pas kalimit të filtrit fillestar në qeveri dhe komisionin parlamentar, me vërejtjet dhe propozimet për amendamentet e deputetëve, do të mbahet një Seancë e Këshillit Ekonomik-Social në të cilën do të shikojmë dispozitat për rritje të pagave që duhet të ndodhin si këtë vit ashtu edhe po vitin tjetër. “Personalisht më inkurajon që nga retorika ‘nuk ka nuk ka nuk ka’ po gjenden dalë ngadalë mjetet për rritjen e pagave në sektorët që nuk kanë marrë paga këtë vit. Rritja e pagës minimale duhet të sigurohet në buxhetin e ri, por duhet të sigurohen fondet këtë vit nëse ndodh kjo sa më shpejtë, sepse jeta e qytetarëve është e gjithnjë e më e shtrenjtë dhe nuk mund të mbijetohet me 370 euro kur shporta sindikale është mbi 1000 euro”, shton Ttrendafillov.Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi është i vendosur se rritja apo ulja e pagës minimale në gjendje të jashtëzakonshme mund të diskutohet dhe debatohet vetëm në kuadër të Këshillit Ekonomiko Social, mes sindikatave dhe punëdhënësve. “Para tre javë është formuar ky organ dhe në periudhën e ardhshme do të vendosen në rend ditë kërkesat e tyre si paga minimale dhe do të diskutohet nëse ka mundësi apo jo për rritjen e saj. Marrjen e vendimeve ad-hoc për rritjen e pagës minimale në gjendje emergjente nuk e rregullon ekonomia”, tha Durmishi.

Lidhur me projektligjin për rritjen e pagës minimale të dorëzuar nga LSDM-ja, Durmishi është përgjigjur se qeveria e kaluar e ka lënë ekonominë në gjendje katastrofike. ai tha gjithashtu se “kanë më shumë punë në partinë e tyre sesa të merren me pagën minimale”. “Ato e lanë ekonominë ne gjendje katastrofike së bashku me BDI . Ne e fituam besimin e qytetarëve, dhe në periudhën e ardhshme duhet të mendojmë edhe për produktivitetin e punëtorëve, dhe më pas edhe për rritjen e pagës minimale për të gjithë qytetarët”, nënvizoi ministri.Në ndërkohë, javën e kaluar LSDM-ja opozitare dorëzoi ndryshime në Ligjin për pagën minimale me propozim që ajo të rritet në 450 euro, ndërsa deputetja Jovana Trençevska në një konferencë për media në Kuvend tha se rritja e pagës minimale është domosdoshmëri.

“Në kohën kur qytetarët po përballen me çmimet e larta dhe të ardhurat e reduktuara, qeveria nuk po merr asgjë për t’i ndihmuar. Pasiguria sociale po rritet, pagat po bien, ndërsa shporta e konsumit tashmë ka arritur shifrën e madhe prej 61.306 denarë. Asnjë nga masat e Qeverisë për uljen e çmimeve nuk dha rezultat. Përkundrazi, fuqia blerëse e qytetarëve po zvogëlohet dhe ata nuk mund të përballojnë më as produkte ushqimore bazë. Punëtorët, veçanërisht ata me të ardhura më të ulëta, janë lënë në mëshirën e tregut”, tha Trençevska, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin ndryshimet e propozuara ligjore.

VMRO-DPMNE, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, ka vlerësuar se masa jep rezultate, gjë që vërtetohet nga rënia e vlerës së shportës së konsumit sindikal për muajin tetor në krahasim me shtatorin.

Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se e gjithë shporta sindikale është ulur për 57 denarë, por nëse i shihni kontribuuesit në shportën sindikale, do të shihni se rritja e çmimit, gjegjësisht ulja drastike nuk vjen për shkak të masave që janë nga qeveria vetëm për hir të rritjes së çmimit të veshjeve, ndërsa ato masa që janë marrë me zgjerimin e listës pozitive të barnave kanë dhënë rezultat, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.Stojanovski paralajmëroi surpriza pozitive në Propozim-buxhetin për vitin 2025 për të gjithë punëtorët, pavarësisht nëse janë nga sektori publik apo privat. (koha.mk)

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:46