Cili vend në rajon e ka pagën mesatare më të lartë?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 20:45

Cili vend në rajon e ka pagën mesatare më të lartë?

Paga mesatare mujore neto e dërguar për punonjës në gusht në Kroaci, i vetmi vend anëtar i BE-së nga rajoni, ishte 1.324 euro, që është 11,8 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Paga mesatare në maj 2024 në Mal të Zi ishte 832 euro, që është 4,9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Në Serbi, paga mesatare është 96.649 dinarë serbë (824 euro), njoftoi Enti Republikan i Statistikave. Paga mesatare është më e lartë për 14,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Statistikat zyrtare tregojnë se paga mesatare në Shqipëri në tremujorin e dytë 2024 është 75.114 lekë ose 763 euro, që është një rritje prej 5,9 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Kurse sipas të dhënave publike paga mesatare neto në Shqipëri është 608.

Paga mesatare mujore neto e paguar në Bosnjë e Hercegovinë gjatë muajit gusht të këtij viti është 1.392 marka të konvertueshme ose 708 euro, që është një rënie reale prej 0,8% krahasuar me korrikun e të njëjtit vit.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut tregojnë se paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në gusht 2024, është 41.097 denarë (668 euro).

Kjo do të thotë se paga mesatare neto është 12,9 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në vendet e rajonit Kosova ka pagën mesatare më të ulët dhe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, është 570 euro.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 20:45