Ekspozita “Letra nga ferri”- Publikohen letrat e ish-të burgosurve politikë, drejtuar familjarëve dhe institucioneve
Shkrimet e ish- të burgosurve politik, letrat të cilat i drejtoheshin familjarëve të tyre, por edhe drejtuesve politik dhe institucioneve të kohës, dëshmi e fakte vijnë për publikun për herë të parë në një ekspozitë nga Instituti i studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit.
Në letrat e shkruara prej tyre gjatë kohës që vuanin dënimin në burgjet e vendit rrëfehet malli për familjarët, ndjesitë, përjetimet por edhe torturat barbare Brenda qelive të errëta e akull të ftohta.
“Këto dëshmi e fakte të së shkuarës duhet të shërbejnë si reflektim mbi të ardhëm” theksoi kuratori i ekspozitës Ergys Mertiri.
“Ajo që unë vë re është se kemi dy aspekte, dokumentar të ekspozitës dhe audiovizual i cili ka të bëjë më shumë me ndjeshmërinë. Kemi dy grupe letrash ku njerën e kemi marrë nga arkivi të cilat janë letra kryesisht ankimuese ose denoncuese nga regjimi”, u shpreh Mertiri.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 31 tetor.