Pr/buxheti për vitin 2025 në seancë qeveritare, deficiti buxhetor pritet të jetë 683 milionë euro?!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:29

Pr/buxheti për vitin 2025 në seancë qeveritare, deficiti buxhetor pritet të jetë 683 milionë euro?!

Qeveria në seancën e sotme është duke shqyrtuar propozim buxhetin për vitin 2025, përcjell TV21. Sipas informacioneve që deri më tani i ka ndarë Ministria e Financave, në arkën shtetërore për vitin e ardhshëm parashikohet deficit buxhetor prej 4 % dhe rritje e BPV-së prej 3.7%.

Borxhi publik në fund të vitit 2025 do të arrijë në 64% dhe do të varet nga detyrimet që do të paguhen. Kryeministri Mickoski nuk zbuloi detaje për propozim buxhetin për vitin 2025, derisa të ketë version përfundimtar.

Ai deklaroi se deficiti në arkën shtetërore deri në fund të vitit do të arrijë rreth 683 milionë euro, ndërsa për projekte kapitale janë planifikuar 813 milionë euro, nga të cilat 520 milionë euro nga buxheti bazë, ndërsa pjesa tjetër nga kreditë dhe programet rrjedhëse. Sipas Ministrisë së Financave, rritje të pagave vitin e ardhshëm do të ketë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë dhe rritja e pagës minimale do të lidhet me produktivitetin./tv21.tv

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:29