A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Ja si përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të shkojë në SPAK nëse e thërrasin. Sipas tij, vajtja në Prokurorinë e Posaçme nuk është fajësim.
I pyetur ne emisionin Opinion nëse e di që SPAK ka hapur hetim për rastin McGonigal, Rama tha se nuk ka asnjë problem dhe se kjo histori e bën për të qeshur.
Pyetje: Nëse SPAK do ju thërrasë, do shkoni zoti Rama?
Edi Rama: Mua?
Pyetje: Po!
Edi Rama: Po pse mos të shkoj. Patjetër. E vajtura në SPAK nuk është fajësim.
Pyetje: A e dini që ata kanë hapur një hetim për McGonigal?
Edi Rama: Ata të hapin çdo hetim që shohin të arsyeshme nuk kam asnjë problem unë. Dhe kjo çështje e McGonigal sidomos mua më bën shumë për të qeshur. Më krijon një të papërmbajtur gaz kur thoshte Konica.