Së shpejti nënë? Bleona Qereti shpreh dëshirën e saj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 22:08

Së shpejti nënë? Bleona Qereti shpreh dëshirën e saj

Artistja e njohur shqiptare, Bleona Qereti ka deklaruar se ka ardhur koha që ajo të krijojë një familje. Teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Top Albania Radio’, përmes lidhjes me ‘Skype’, ajo u shpreh se martesa dhe të pasurit fëmijë janë në planet e së ardhmes.

“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për t’u martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti”

Më tej, ajo premtoi se do t’i kushtojë më shumë vëmendje këtij aspekti të rëndësishëm të jetës së saj.

“Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim,” u shpreh Bleona.

Kujtojmë se Bleona së fundmi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor ‘Stani’.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 22:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.