Ulje e prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 20:46

Ulje e prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në muajin e kaluar është regjistruar ulje e prodhimit industrial për 7.9 përqind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar. Në periudhën janar-shtator ka pasur ulje për 4.2 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit shtator të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie nga 7.5 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie nga 6.6 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 10.0 %”, ashtu që rënia në industrinë përpunues është për shkak uljes së prodhimit të pijeve, tekstilit, veshjeve, kimikateve dhe produkteve farmaceutike.

Te grupet kryesore industriale, rënie më e madhe është te energjia për 14.9 përqind.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 20:46