Zbulohen dhjetë rrugët më të frikshme të SHBA-së – shoferët i shmangin me patjetër
Vozitja gjatë natës është mjaft e frikshme në vetvete, por ka edhe disa rrugë të frikshme që shoferët duhet t’i shmangin patjetër.
Një shitës veturash në Florida renditi rrugët më të frikshme në Amerikë, duke zbuluar se një rrugë famëkeqe e New Yorkut kryesonte listën.
Përmbledhja tronditëse u përpilua nga përfaqësia e Gunther Volkswagen në Delray Beach, e cila anketoi 3000 shoferë se cilat rrugë kanë më shumë gjasa të shmangin kur perëndon dielli.
Frika në këtë kontekst nuk përcaktohej nga probabiliteti i një aksidenti, por më tepër nga aktivitetet paranormale.
Më poshtë gjeni listën me rrugët më të frikshme të SHBA-së:
Route 9 – Sleepy Hollow, New York
Old Ghost Road – Brooklet, Georgia
Superstition Mountains, Apache Trail, Arizona
Haunted Highway 359, Louisiana
Bayou Sale Road, Franklin, Louisiana
State Road 14 (Turquoise Trail), New Mexico
Stony Hollow Road, Burlington, Iowa
Croison Creek Road, Salem, Oregon
Highway 90, Gautier, Mississippi
Highway 93, Arizona.