Gjendet drogë në një garazh në Shkup
Njësia për tregti të paligjshme pranë SPB-Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore, kanë kryer kontroll në një garazh në qendër të Shkupit, të cilët kanë gjetur rreth 4 kilogram marihuanë, përcjell TV21.
Me urdhër të Prokurorit Publik, marihuana e gjetur është konfiskuar dhe është dorëzuar për ekspertizë, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.