Gjermani, shtetasi nga Maqedonia e Veriut vret ish gruan e tij

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Nëntor, 2024 20:39

Gjermani, shtetasi nga Maqedonia e Veriut vret ish gruan e tij

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka vrarë ish-bashkëshorten e tij në sy të tre fëmijëve të mitur në Gjermani.

Mediat gjermane raportojnë se mbrëmjen e së hënës 33-vjeçari shqiptar ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij dhe e ka goditur disa herë me thikë.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ekipit të emergjencës të cilët u njoftuann nga fqinjët, 30-vjeçarja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

E gjitha ngjarja ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të mitur të moshës 3,4 dhe 6 vjeç.

Autori i krimit ka tentuar të arratiset drejt Maqedonisë së Veriut pas ngjarjes, por është arrestuar nga forcat e policisë në afërsi të Würzburg.

Portalb.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Nëntor, 2024 20:39