Tragjedia në Gjermani, dorasi dhe viktima janë nga Gostivari
Të enjten mediat gjermane raportuan që një shqiptar nga Maqedonia e Veriut të hënën ka vrarë ish-bashkëshorten e tij në sy të tre fëmijëve të mitur në Gjermani. Flaka mëson që dorasi dhe viktima janë nga Gostivari.
Mediat gjermane raportojnë se mbrëmjen e së hënës 33-vjeçari shqiptar ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij dhe e ka goditur disa herë me thikë.
Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ekipit të emergjencës të cilët u njoftuann nga fqinjët, siç njoftuan mediat gjermane, 30-vjeçarja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
E gjitha ngjarja ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të mitur të moshës 3,4 dhe 6 vjeç.
Autori i krimit ka tentuar të arratiset drejt Maqedonisë së Veriut pas ngjarjes, por është arrestuar nga forcat e policisë në afërsi të Würzburg.
Trupi i pajetë i 30 vjeçares pritet të mbërri në vendlindje gjatë ditës së nesërme – e premte, ku pritet të ndodh ceremonia e varrimit nga familjarët e të ndjerës. Flaka Media