Përfitimet e shumta të përdorimit të xhelit aloe vera dhe rastet kur duhet shmangur…

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Nëntor, 2024 16:39 Përditësuar

Përfitimet e shumta të përdorimit të xhelit aloe vera dhe rastet kur duhet shmangur…

Aloe vera është një trajtim i përdorur shumë kohë më parë. Që në kohën e Aleksandrit të Madh aloe vera është përdorur për të shëruar plagët e ushtarëve të plagosur.

Ky produkt ka disa përfitime shëndetësore, megjithatë duhet konsultuar gjithmonë me mjekun para se t’i përdorni produktet e saj sepse ndodh që në disa raste të caktuara të ketë edhe efekte anësore. Zbuloni se kur aloe vera funksionon dhe kur mund të shkaktojë efekte anësore.

Djegiet

Studime të ndryshme kanë treguar se si vajrat apo kremrat aloe vera mund të ndihmojnë në shërimin e shpejtë të djegieve, përfshirë edhe djegien nga dielli. Disa substanca të aloe verës lehtësojnë ënjtjet dhe përshpejtojnë procesin e shërimit, ndërsa disa të tjera ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës. Megjithatë duhet të konsultoheni paraprakisht me mjekun nëse:

-Keni djegie të rënda

-Nëse pjesa e djegur ju është infektuar

-Nëse pjesa e djegur merr shumë kohë për t’u shëruar

Psoriaza

Kremrat e ekstraktit të aloe verës ndihmojnë njerëzit që kanë lëkurë të thatë, kruajtje acarim dhe dhimbje si pasojë e psoriazës. Xheli i saj nuk duket të ketë të njëjtin efekt, prandaj konsultohuni me mjekun nëse kremi aloe vera mund t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll psoriazën.

Ulçera

Disa studime tregojnë se aloe vera mund të parandalojë zhvillimin e virusit që shkakton formimin e ulcerave në gojë. Gjithashtu ekstrakti i aloe verës mund të ndihmojë në shërimin në shpejtë të ulcerave të shkaktuara nga ftohja dhe gripi.

Herpes gjenital

E njëjta familje e viruseve (herpes simplex) që shkakton plagë rreth gojës mund të shkaktojë plagë në pjesët intime. Në dy studime kërkimore, meshkujt që përdorën kremin aloe në këto plagë, patën një shërim më të shpejtë se ata që përdorën xhelin aloe. Një arsye për këtë mund të jetë se aloe duket se ngadalëson shumëfishimin e virusit.

Puçrrat në  fytyrë

Hulumtimet sugjerojnë se xheli aloe mund të ndihmojë në pastrimin e akneve nëse e përdorni atë dy herë në ditë së bashku me trajtimin e rekomanduar nga mjeku (shitur si Atralin, Retin-A dhe të tjerët). Në një studim të veçantë, mjekët aplikuan një krem standard 2-ditor për shërimin e plagëve tek një grup njerëzish pas dermabrasionit të fytyrës, një trajtim fytyre që e zbut lëkurën. Kur ata shtuan aloe vera në krem në njërën anë të fytyrës, u vërejt se ajo anë u shërua shumë më shpejt.

Dematiti

Alergjia ndaj detergjenteve të caktuar, sapunëve, bakri ose nikel në disa bizhuteri mund të shkaktojnë ënjtje, skuqje dhe pezamtim të lëkurës. Aloe mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre simptomave së bashku me ato të dermatitit seborrheik, i cili shpesh prek pjesët që djersiten më shumë me vaj, si fytyra, shpina dhe gjoksi.

Kapsllëku

Aloe funksionon edhe si laksativ, në rastet kur vuani nga kapsllëku. Por, nga ana tjetër, mund të shkaktojë  dhimbje të stomakut, diarre dhe simptoma të tjera të pakëndshme. Ekspertët thonë se nuk ka kërkime të mjaftueshme për t’u siguruar që është e sigurt. Pra, është mirë që të përdorni më tepër ato opsione që i keni provuar më parë dhe kanë pasur rezultate pozitive. Bisedoni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni të sigurt se cili laksativ është i përshtatshëm për ju.

Diabet

Ka dëshmi që tregojnë se aloe e marrë nga goja mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe kolesterolin Por mund të kundërveprojë me ilaçet si insulina duke shkaktuar rënie të sheqerit në nivele shumë më të ulëta se normalja. Studime të ndryshme kanë dalë në përfundime të ndryshme. Prandaj, duhet thënë se nuk është asgjë e sigurt që konsumi i aloe verës ndihmon për diabetin. Duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të vërtetuar nëse funksion apo jo. Deri atëherë, përdorni mjekimet e rekomanduara nga mjeku.

Aloe, efektet që duhen shmangur

Aloe e përdorur nga goja, vetëm një gram në ditë, mund të shkaktojë mosfunksionimin të  veshkave. Mund të keni reaksion ndaj aloes nëse keni alergji edhe ndaj hudhrës, qepës, tulipanëve etj. Si një laksativ, aloe mund t’ju shkaktojë humbjen e mineraleve të elektrolitit si kaliumi, gjë që është problem nëse keni sëmundje të veshkave ose të zemrës. Aloe është e dëmshme edhe për të sapolindurit dhe gratë shtatzëna.

Kundërveprimet me ilaçet

Kremi dhe xheli i aloe verës janë të mira, ndërsa ndryshon puna nëse aloe verën e merrni nga goja, pasi mund të kundërveprojë me disa ilaçe, sidomos me diuretikët, holluesit e gjakut, ilaçe të caktuara për zemrën, ilaçet për diabetin etj.

Dhe mos harroni se aloe vera është një shtojcë dietike, jo një ilaç. Kjo do të thotë se është e vështirë të dish saktësisht se çfarë ka në çdo produkt aloe. Tregojini mjekut tuaj për të gjitha suplementët dhe medikamentet që merrni, duke përfshirë edhe aloe verën. 

Mundësuar nga Aloe Vera Stina

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Nëntor, 2024 16:39 Përditësuar