Shkup, një aksident trafiku ka ndodhur pranë Kuvendit
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në udhëkryqin pranë Kuvendit dhe Spitalit të Qytetit në qendër të Shkupit.
Në aksident trafiku janë përfshirë tri vetura, njëra prej të cilave ka dalë nga rruga.
Më shumë detaje priten nga Ministria e Brendshme në buletinin e nesërm.