Arjanit Hoxha: Lëvizja BESA po përçahet!

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2024 23:59

Arjanit Hoxha: Lëvizja BESA po përçahet!

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se 10 vjetori i partisë Besa ishte i zymtë sepse sipas tij, Levizja Besa po shkon drejt përçarjes.

“Mbase nuk më takon ta komentoi mirëpo ky dhjetë vjetor i Besës ishte I zymtë dhe nuk e them vetëm unë, por edhe shumë komentues të tjerë. Fatkeqësisht nga një parti me fryme, vizion, kuadro e ide, sot më nuk e kanë asnjërën. Sot duan vetëm pushtetin dhe kështu ndodh kur ke pranë njerëz që mendojnë vetëm pushtetin dhe jo vlerat e partisë. Nuk jam penduar që u largova nga BESA, unë atë parti nga 2 e ngrita në 4 deputetë, sot prap është me 2 deputetë dhe aspak e zëshme. Koha e do e dëshmojë që ashtu të zymtë do ta kenë edhe fundin”, tha Hoxha.

Ai tha se koha do të dëshmojë deklaratat e tij dhe se në Besa ka përçarje.

“E kam thënë edhe më herët dhe i qëndron mendimit tim që Levizja Besa ështe e destinuar për tu përçarë, shiheni fotografitë që po shfaqen se kush me kend përshendeten ose nuk përshëndeten, pra do ta dëshmoj edhe koha këtë që po e them”, tha Hoxha.

Tutje Hoxha ka shtuar se në koalicionin VLEN ku bënë pjesë edhe Lëvizja Besa, lider është Hristijan Mickoski dhe se I njejti po e përdor këtë koalicion vetëm për interesa të tij.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2024 23:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media