Zyrtarët e Shkupit në pritje te ambasadori i Shqipërisë për 28 nëntor

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2024 00:04

Zyrtarët e Shkupit në pritje te ambasadori i Shqipërisë për 28 nëntor

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka marrë pjesë në pritjen e ambasadorit të Shqipërisë Denion Mejdani për nderë të festës së pavarësisë së Shqipërisë. Në pranim ka marrë pjesë edhe presidentja Gordana Siljanovska si dhe kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi bashkë me deputetët që përfaqësojnë këtë subjekt politik në Parlament.

“Së bashku presidenten Gordana Siljanovska Davkova, me mikun tim, kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, si dhe me shumë miq, funskionarë e veprimtarë të tjerë, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Denion Meidani, për festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky moment i veçantë na ofroi mundësinë të festojmë unitetin dhe pavarësinë e kombit shqiptar, si dhe marrëdhëniet e ngushta miqësore dhe partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, i shpreha ambasadorit urimet më të sinqerta për prosperitetin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar kudo”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

“Ishte privilegj të ishim sot në ceremoninë që ambasada e Shqipërisë kishte organizuar me rastin e 28 Nëntorit Shqiptar. Një ambasador si Denion Mejdani e nderon Shqipërinë që për ne është kaq e rëndësishme! Faleminderit Shkëlqesia Juaj! Gëzuar Shqiptarë!” ka shkruar kryetari i ASh-së, Arben Taravari.

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti sonte mori pjesë në pritjen madhështore që kishte organizuar ambsadori i Shqipërisë për nderë të festës së 28 Nëntorit.
Mexhiti thotë se 28 Nëntori mbetet simbol i sakrificës dhe lirisë së kombit tonë dhe shqiptarët të jenë gjithmonë krenar dhe të bashkuar, prërcjell TS.

“Sonte, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, nën drejtimin e ambasadorit Denion Meidani, organizoi një pritje madhështore që përmblodhi shpirtin e krenarisë dhe bashkimit kombëtar. Në prani të figurave të shquara nga politika, diplomacia dhe shoqëria, kjo ngjarje dëshmoi vlerat dhe traditat tona të çmuara.
28 Nëntori mbetet simbol i sakrificës dhe lirisë së kombit tonë. Gëzuar këtë festë të shenjtë të gjithë shqiptarëve! Të mbetemi gjithmonë krenarë dhe të bashkuar!” ka shkruar Mexhiti

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2024 00:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media