Ahmeti nga Gostivari: Nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Dhjetor, 2024 22:01 Përditësuar

Ahmeti nga Gostivari: Nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Gostivari ka folur për partitë maqedonase. Ahmeti tha se partitë maqedonase e kanë bërë si praktikë që për t’i fituar zgjedhjet bëhen antishqiptarë.

“Situata goxha shqetësuese, dhe këto shqetësime kanë filluar të shfaqen që nga fillimi i fushatave anti-shqiptare, sepse është bërë praktikë, a dëshiron me i fitu zgjedhjet bëhu anti-shqiptar”, u shpreh Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

 Ahmeti theksoi se nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe, pasi që siç shtoi është larë me gjak.

“Këto nuk i kanë shkollat e mia për nacionaliste, dhe të organizimeve të forta. Këta janë krejtë që vijnë salloneve. Unë nuk jam politikan i salloneve, as i biskotave. Por këto politika nuk na qojnë përpara. Merreni me mend deri ku kanë shkuar gjërat, vendimi dje i Gjykatës Kushtetuese është që ky ligj do të shtyhet për 3 muaj, në mars, eventualisht në maj ku do të thirren ekspert dhe kryetar të partive politike. Çka dmth kjo? Të rinegociohet Marrëveshja e Ohrit e cila është e garantuar nga SHBA, BE, NATO dhe e larë me gjak nga UÇK-ja”, tha mes tjerash, Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Marrëveshja Paqësore e Ohrit është një dokument historik, i cili i dha fund një lufte dhe krijoi themelet për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. 

 Ajo është një marrëveshje paqeje që nuk mund të vihet në pikëpyetje apo të rinegociohet nga askush, e aq më pak nga një organ që nuk ka as kompetencë dhe as legjitimitet për ta bërë këtë. 

 Ligji për Gjuhët, i cili është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, garanton të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët dhe përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për bashkëjetesën multietnike në Maqedoninë e Veriut. 

Vendimi për të hapur debat mbi të është i barabartë me një përpjekje për të anuluar Marrëveshjen e Paqes dhe për të krijuar paparashikueshmëri për të ardhmen. 

 Ali Ahmeti theksoi se Marrëveshja e Ohrit është e paprekshme dhe çdo përpjekje për ta cenuar atë do të hasë në kundërshtimin e fortë të shqiptarëve dhe të BDI-së. 

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike, shoqërisë civile dhe qytetarëve të angazhohen për të mbrojtur këtë arritje historike dhe për të mos lejuar që përfitimet e paqes dhe stabilitetit të vihen në rrezik.  

Marrëveshja Paqësore e Ohrit nuk është dhe nuk do të jetë objekt rinegocimi. 

BDI mbetet e përkushtuar për të mbrojtur arritjet e shqiptarëve dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Dhjetor, 2024 22:01 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media