“Rikthimi në skenë” i Parashqevi Simakut
Shfaqja e këngëtares së njohur, Parashqevi Simaku, si e pastrehë në televizionin amerikan ABC 7, ka ngjallur shumë reagime nëpër rrjete sociale.
Ajo fillimisht nuk është njohur, por identiteti i saj është konfirmuar pasi videoja është bërë virale.
Pas shumë viteve suksesi në muzikë, Simaku për një periudhë të gjatë ishte zhdukur nga skena shqiptare.
Televizioni amerikan “ABC 7” derisa po raportonte nga metroja e këtij qyteti, kishte marrë edhe një deklaratë të saj ku emrin i kishte vendosur Simaku Nohfe.
Ajo paraqitej si një grua në nevojë që merrte ndihma nga qytetarët. Shqiptarët që e kishin parë reportazhin aluduan se ishte këngëtarja, gjë që u konfirmua.
Të shumtë ishin personat që u lajmëruan për ta ndihmuar. Ndër ta edhe biznesmeni dhe modeli shqiptar, Elton Ilirjani, i cili ka treguar se i ka ofruar ndihmë këngëtares, duke e kontaktuar dhe i ka ofruar një dhomë hoteli.
Së fundmi, Ilirjani ka ndarë disa momente në rrjetet sociale, duke treguar se Simaku është shumë më mirë dhe se ajo “ka filluar të këndojë përsëri”.
Në një nga videot, këngëtarja shfaqet duke kënduar këngën “Globi, dhuratë për ditëlindje”.
“Ajo është shumë mirë, shumë e lumtur dhe ka për të shkëlqyer gjithmonë”, ka shkruar Ilirjani.
Ai ka ndarë gjithashtu një moment ku ai i ishte ulur në gjunjë para saj duke i shprehur mirënjohje.
Një djalë nga Prishtina na bëri videon. Nuk ecnim dot, shqiptarë me lot në sy na ndalonin”.
Ky moment ka ngjallur reagime të ndryshme nga shumë qytetarë dhe shqiptarë të tjerë, të cilët kanë shpërndarë mesazhe mbështetjeje dhe urimi për Simakut.
Disa prej tyre kanë komentuar se është “mrekulli” që ajo po rikthehet, pasi kanë pasur mundësinë të shohin dhe dëgjojnë të këndojë përsëri.
“Këngëtarja është një thesar i popullit shqiptar, dhe të gjithë jemi të lumtur që ajo po rikthehet”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.
Përveç mbështetjes nga komentuesit nëpër rrjete sociale shumë qytetarë janë shprehur të indinjuar me histerinë që po ndodhe rreth rastit të Simakut madje disa e kanë kontestuar edhe ndihmën nga vetë Ilirijani se nuk është bërë në mënyrë të sinqertë dhe se po kërkohet vëmendje mediale. Ata kanë sugjeruar se kjo mund të jetë bërë më shumë për arsye marketingu dhe imazhi, sesa për të ndihmuar vërtetë këngëtaren.
“E gjithë kjo ndihmë që Parashqevi ka marrë duket se është bërë vetëm për të rritur imazhin e disa individëve, siç është Elton Ilirjani. Ndoshta duhet të ishte ndihmuar më herët dhe në mënyrë më diskrete, jo duke e bërë një ‘show’ për të fituar simpati të pamerituar”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.
Parashqevi Simaku ka lindur dhe është rritur në Shqipëri dhe ka pasur karrierë të gjatë dhe të suksesshme, duke u shfaqur në skena të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Pjesë e karrierës së saj janë shumë këngë që janë bërë të dashura për shumë breza, si “Globi, dhuratë për ditëlindje”, “Po deshe, ik”, dhe “Më fal”.
Këngët e saj kanë bërë që Parashqevi të shndërrohet në një ikonë të muzikës shqiptare. Ajo ka një zë të veçantë dhe një stil të papërsëritshëm, i cili ka tërhequr shumë adhurues të muzikës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporën shqiptare.