BDI: 5 Fëmijë të vdekur në më pak se dy muaj – Koha për Përgjegjësi!

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2024 09:57

BDI: 5 Fëmijë të vdekur në më pak se dy muaj – Koha për Përgjegjësi!

Vdekja e një tjetër fëmije të pafajshëm në Klinikën Universitare për Fëmijë është një tragjedi që nuk mund të kalojë pa përgjegjësi, kërkojnë nga partia e Ahmetit.

Kjo është hera e pestë që dëgjojmë për humbjen e një jete të re, brenda dy muajve ndërsa sistemi shëndetësor është lënë në autopilot dhe ministri i Shëndetësisë merret me agjenda të partisë. 

Nga një intervistë në tjetrën, ministri është më shumë në lojra partiake  se në ministri, ndërsa më të dashurit tanë po paguajnë çmimin e paaftësisë dhe neglizhencës. 

Kjo ka kaluar çdo kufi të humanes dhe të pranueshmes.

Në emër të përgjegjësisë ndaj qytetarëve, kërkojmë menjëherë dorëheqjen e drejtorit të Klinikës dhe ministrit të Shëndetësisë.

Mospërgjegjësia dhe paaftësia e paprecedentë po kushtojnë jetë të fëmijëve tanë më të dashur. Ky është një alarm që nuk mund të injorohet më, thonë nga BDI. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2024 09:57