Taravari: Ka ardhur koha që “shefi” të japi llogari para drejtësisë… | AUDIO

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 22:28

Taravari: Ka ardhur koha që “shefi” të japi llogari para drejtësisë… | AUDIO

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njëherazi edhe Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka paralajmëruar se kreu i BDI-së Ali Ahmeti do të jep llogari para drejtësisë.

Këtë ai e tha mes rreshtash, përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“I arratisuri thotë se e ka bërë çdo gjë me miratimin e “shefit”. Ka ardhur koha që “shefi” të japi llogari para drejtësisë!” ka shkruar Taravari, duke i ndërlidhur ngjarjen me ikjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubit, pasi ndaj tij u lëshua fletarrest, për dyshime për keqpërdorime me buxhetin e shtetit, përmes Llotarisë Shtetërore.

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 22:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media