Korrupsioni është futur thellë në poret e shoqërisë dhe qytetarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2025 21:46

Korrupsioni është futur thellë në poret e shoqërisë dhe qytetarëve

Ne duam të ndërtojmë një mekanizëm që do të funksionojë shpejtë, me efikasitet dhe pa kompromis, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në mbledhjen konstitutive të Trupit ndër-resorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos heshtin dhe ta raportojnë korrupsionin.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Fatkeqësisht vitet e fundit kemi parë se si korrupsioni gërryen në heshtje, por në mënyrë të vazhdueshme besimin si te qytetarët ashtu edhe te institucionet, procedura gjyqësore që zgjasin me vite. Akuza që nuk përfundojnë kurrë me vendime. Hetime që hapen vetëm kur bëhen sensacion mediatik. Prandaj i bëj thirrje të gjithëve qytetarëve, mediave, sektorit joqeveritar, biznesit që të jenë pjesë e këtij procesi. Për të raportuar. Për të reaguar. Le të mos heshtin. Ne do të ndërtojmë një sistem ku funksioni do të thotë shërbim, jo ​​privilegj.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas tha se korrupsioni vazhdon të jetë sfidë për Maqedoninë e Veriut. Ai kujtoi se në raportin e BE-së për progresin e vendit në vitin 2024 është shprehur brengë për punën e këshillit gjyqësor dhe gykatave prandaj theksoi se presin që këshilli gjyqësor të ketë mandat të pavarur dhe se RMV ka nevojë për progres më të madh për të përmirësuar sundimin e ligjit.

MIHALIS ROKAS, AMBASADOR I BE-SË

“Korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë për Maqedoninë e veriut i cili është futur thellë në poret e shoqërisë dhe qytetarëve. Ka kohe te gjate qe qytetaret dhe spektri politik thonë që korrupsioni shumë shpejtë po zhduket por në praktikë shumë pak ka ndryshime, ne duhet të shohim ndryshime edhe atë ndryshime të përshpejtuara në luftën kundër korrupsionit me qëllim që të kemi bazë për reformat e vendosura”.

Zëvendëskryeministri i ngakuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai tha se si qeveri e re kanë trashëguar një sistem të korruptuar deri në palcë ku ligjet janë shkelur dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

ARBEN FETAI

“Korrupsioni nuk është vetëm problem administrativ, ai është emergjencë nacionale. Ambasadorja Ageler e ka thënë disa here qartë dhe zëshëm dhe unë pajtohem me konstatimin Maqedonia e Veriut ka vuajtur nga një epidemi korrupsioni deri më tani. Këtë e shohim çdo ditë në rrugët tona të rrënuara, në infrastrukturën spitalore të shkatërruar, në arsimin e degraduar, në mjerimin që ka detyruar të rinjtë dhe fuqinë tonë të kualifikuar punëtore që të ikin nga vendi”.

“Korrupsioni është pengesa më e madhe për zhvillimin dhe të ardhmen e një kombi, prandaj qëndrimi im është një luftë e ashpër dhe e pakompromis” , tha kryeministri Hristijan Mickoski.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2025 21:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?