EKSKLUZIVE: Ribashkimi i ASH-së, Taravari lë të hapur mundësinë!

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Dhjetor, 2024 20:01 Përditësuar

EKSKLUZIVE: Ribashkimi i ASH-së, Taravari lë të hapur mundësinë!

Ziadin Sela dhe Arben Taravari vitin 2025 pritet ta nisin me një takim të përbashkët. Kështu të paktën premtohet nga Isen Shabani, nënkryetari i ASH-së, krahu i Selës. Ai në emisionin “Politica” në televizionin Globi, premtoi se iniciativën do ta ndërmarrë personalisht për të ulur Selën dhe Taravarin.

Nuk premton një datë, por le të kuptohet se angazhimin e tij për të ribashkuar dyshen në fjalë do ta bën pas vendimit të Gjykatës se kujtë i takon partia, vendim që pritet të merret diku nga 20 janari, transmeton Flaka

Në intervistën “5 pyetje FLAKË”, për Flaka, lideri i Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari është pyetur për këtë bashkëpunim të mundshëm. Taravari ka lënë të hapur mundësinë e ribashkimit të ASH-së.p

Në pyetje nëse do të mund të shohim një Aleancë për Shqiptarët të unifikuar, Taravari thotë që: Jam i hapur të bashkëpunoj me cilindo që ndajmë vizion të njëjtë e që duam pushtet për shtet e jo shtet për pushtet. 

  • A mund të shohim një Aleancë për Shqiptarët të unifikuar, krahu juaj dhe krahu i Ziadin Selës sërisht të gjenden nën një ombrellë ? Me këtë, Aleanca për Shqiptarët – ASH, do të ishte grupi më i madh parlamentar me 10 deputetë shqiptarë?

Arben Taravari: Ideja juaj është kontrusktive. Unë jam i qetë sepse në asnjë moment nuk ofendova apa denigrova figurën e z.Sela i cili ka qenë prej 9 vitesh bashkëpunëtori im i ngushtë. Ai zgjodhi Ali Ahmetin dhe kjo ishte çudi për të gjithë, por le të themi se jeta është ndërtuar edhe me çudi. Jam i hapur të bashkëpunoj me cilindo që ndajmë vizion të njëjtë e që duam pushtet për shtet e jo shtet për pushtet”.

Intervistën e plotë: 5 pyetje Flakë, me liderin e ASH-së Arben Taravari, do të mund ta ndiqni gjatë ditës së diel. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Dhjetor, 2024 20:01 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.