Taravari takoi përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Matisen dhe ambasadoren norvegjeze Melsom

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Janar, 2025 22:51

Taravari takoi përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Matisen dhe ambasadoren norvegjeze Melsom

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, sot zhvilloi një takim me Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Erik Nestas Matisen, si dhe me ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom.

Siç kumtoi Aleanca për Shqiptarët në koalicionin VLEN, në takim është diskutuar për sfidat dhe mundësitë aktuale me të cilat përballet vendi ynë.

“Duke përfshirë procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe hapat konkretë që duhet të ndërmerren për ta përshpejtuar këtë rrugë. Theksuam se reformat politike, ekonomike dhe institucionale duhet të jenë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, me angazhim për qasje të koordinuar dhe konstruktive. Një fokus i veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë midis Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë”, theksohet në kumtesën nga partia e Taravarit. 

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Janar, 2025 22:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media