Filipçe: LSDM është e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-DPMNE-në!

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shkurt, 2025 21:28

Filipçe: LSDM është e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-DPMNE-në!

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, tha në emisioni  Klan Debat në Klan Macedonia se LSDM mbetet e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-DPMNE-në.

“Kam qenë vazhdimisht në çdo takim me qytetarë dhe e shoh se po rritet vazhdimisht përkrahja e qytetarëve ndaj LSDM-së. Dihet se LSDM është e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-në. Ne morëm leksion nga veprimet e kaluara dhe mësuam se çdo koalicion duhet të ndërtohet mbi parime, gjë që nuk e shoh as në këtë qeveri. Do të kemi koalicione dhe nuk e përjashtoi”, tha Filipçe.

Filipçe shtoi se janë duke menduar dhe emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale. /tvklan.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shkurt, 2025 21:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media