Siljanovska: Duhet pasur kujdes për profesionalizmin

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shkurt, 2025 23:28

Siljanovska: Duhet pasur kujdes për profesionalizmin

Reagimet e BDI-së se përjashtohen shqiptarë nga Ministria e mbrojtjes i dëgjoi edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ajo si komandant suprem i Armatës është interesuar për këtë çështje ndërsa shpjegimin që e ka marrë ishte se bëhet fjalë për riemërime të caktuara. Shton se sipas saj duhet pasur kujdes për përfaqësimin e drejtë por edhe për profesionalizmin.

Kryetari i Alternativës nga koalicioni VLEN, Zeqirija Ibrahimi në Daily Click në TV21 tha se duhet pasur kujdes edhe me standardet e NATO-s që të cilat jo çdo herë kanë të bëjnë me përfaqësimin etnik.

BDI ditëve të fundit akuzoi se bëhet përjashtim sistematik dhe margjinalizim i shqiptarëve nga institucionet shtetërore, sidomos nga strukturat kyçe të Armatës. Nga partia e Ahmetit u dërguan edhe letër partnerëve ndërkombëtarë se me këtë rrezikohet struktura multietnike e shtetit.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shkurt, 2025 23:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media