Incidenti në Shuto Orizarë, inspektori dhe Dudushi denoncojnë njëri – tjetrin!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 23:35

Incidenti në Shuto Orizarë, inspektori dhe Dudushi denoncojnë njëri – tjetrin!

I punësuar si inspektor në Qytetin e Shkupit, dje në orën 10:30 ka denoncuar në polici se në rrugën “2” pa numër afër një deponie të jashtëligjshme, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare për vëzhgim dhe marrjen e mostrave, kanë dalë dy persona. Sipas denoncimt, njëri prej personave ishte K.D., kryetar i Komunës së Shuto Orizares, i cili filloi ta ofendonte dhe kërcënonte atë dhe kolegët e tij dhe pengonte marrjen e mostrave.

Siç theksohet në buletinin e sotëm të MPB-së, pasditen e djeshme, në orën 13:10, në Drejtorinë e Policisë Shuto Orizarë ka bërë kallëzim K.D. (50) nga Shkupi, kryetar i Komunës së Shuto Orizares.

Ai ka raportuar se gjatë një mbikëqyrjeje inspektuese të mbeturinave nga punonjës të Qytetit të Shkupit, e cila ndodhej në pronën e tij në zonën e Shuto Orizares, F.S. (47) nga Shkupi, i punësuar në qytetin e Shkupit, e ka kërcënuar.

Policia po punon në zbardhjen e rastit.

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 23:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media