Vulat e ASH-së, Jonuzi: Nuk i kuptoj fare reagimet e funksionarëve të BDI-së!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 17:38

Vulat e ASH-së, Jonuzi: Nuk i kuptoj fare reagimet e funksionarëve të BDI-së!

Vendimi i Gjykatës themelore të Tetovës rreth kontestin gjyqësor në ASH, ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

Gazetari Destan Jonuzi pyet se përse duheshte të përfshihen në punët e brendshme të një subjekti, eksponentë të një partie tjetër, në këtë rast, BDI-së.

“Nuk i kuptoj fare reagimet e funksionarëve të BDI-së për kontestin gjyqësor në ASH. Apo ndoshta me këtë nxjerrin në dritë se skenari i tyre ka qenë që ashtu siç përmes Vesel Memedit shkatërruan RDK-në e Rufi Osmanit, këtë ta bënin përmes aktorëve tjerë edhe në ASH. BDI duhet të merret me reformimin e brendshëm. Puna e vulave të ASH-së, është punë shumë e vogël krahasuar me “Listën e Zezë” të SHBA-ve”, shprehet Jonuzi. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 17:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media