Osmani: Publiku defokusohet, të rikthehet fokusi tek ndryshimet kushtetuese

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shkurt, 2025 22:54

Osmani: Publiku defokusohet, të rikthehet fokusi tek ndryshimet kushtetuese

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka reaguar në Facebook ndaj temës aktuale për ndryshimin e stemës. Ai shkruan se qeveria duhet të merret me ndryshimet kushtetuese dhe temat më kryesore, e jo te merret me tema që sjellin vetëm defokusim.

Osmani thekson se qytetarët kanë prioritete të tjera që lehtësohen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Në vend që të defokusohet publiku me debate për ndryshimin e stemës, apo simboleve të tjera, duhet ta rikthejmë fokusin tek ndryshimet kushtetuese që hapin kapitujt e negociatave me BE-në. Qytetarët duan sundim të ligjit, rroga më të larta, ekonomi më të fortë, arsim dhe shëndetësi cilësore – dhe këto nuk mund të arrihen pa avancimin në integrimin evropian. Është koha për vendime të guximshme që sjellin rezultate të prekshme për njerëzit!”, ka shkruar Osmani.

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shkurt, 2025 22:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media