LSDM: Propozim koncepti për arsimin e mesëm, s’është i duhuri për nxënësit

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 22:50

LSDM: Propozim koncepti për arsimin e mesëm, s’është i duhuri për nxënësit

“Propozim-koncepti për arsim të mesëm të Gjimnazit, i përpunuar nga Ministria e Arsimit dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit është joadekuate dhe i dëmshëm për procesin arsimor”, thonë nga LSDM-ja.

Socialdemokratët i bëjnë thirrje Ministres së Arsimt, që të sigurojë debate publike në Kuvend dhe me ekspertët me qëllim të shqyrtimit të të gjitha aspekteve dhe të miratohen vendime në interes të nxënësve.

“Krahas heqjes së lëndëve për të cilët pati reagime të bujshme në opinion nga ekspertët, me propozim Konceptin, Janevska parashikon heqjen e lëndës së obligueshme “Biznesi dhe sipërmarrësia” në vitin IV dhe dy lëndë zgjedhore “Ekonomi” dhe “Menaxhment. Në llogari të këtyre lëndëve vendoset një lëndë mësimore “Ekonomia dhe Biznesi” edhe atë vetëm si zgjedhore. Si pjesë e Strategjisë për Arsim 2018 – 2025 arsimi dhe mësimi sipërmarrës ishin një ndër qëllimet strategjike ku duhej të nënshtrohej sistemi arsimor. Përmes tyre, nxënësit fitojnë kompetenca që u nevojiten në tregun e punës”, tha Petre Trajkovski nga LSDM.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 22:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media