Aksident zinxhir në Autokomandë të Shkupit! Përplasen 6 vetura

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Shkurt, 2025 10:38

Aksident zinxhir në Autokomandë të Shkupit! Përplasen 6 vetura

Një aksident zinxhir është regjistruar mëngjesin e sotëm në Autokomandë të Shkupit, përcjell TV21. Fillimisht është përplasur një veturë VW Golf 5 me një veturë Audi A5, pak metra më poshtë një veturë Skoda Fabia me një VW Golf 4, duke vazhduar kështu pak më poshtë rrugës me një tjetër përplasje mes një veture Seat Altea dhe një veture Frod Focus.

Policia është në vendin e ngjarjes.

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar reshje të borës gati se në të gjithë territorin e Shkupit. Bora ka krijuar lagështi në rrugë. Autoritetet apelojnë që qytetarët të shtojnë kujdesin në komunikacion.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Shkurt, 2025 10:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media