Ngrirja e çmimeve për mbi 1000 produkte ushqimore dhe jo ushqimore
Me qëllim të mbrojtjes së standardit jetësor të popullatës, gjegjësisht uljes së kostove të jetesës në shportën e konsumatorit për ushqime dhe pije dhe produkte të higjienës personale, Qeveria ka miratuar vendim që kufizon marzhin në tregtinë me shumicë dhe pakicë në 10 grupe produktesh ose mbi 1000 produkte ushqimore dhe jo ushqimore.
“Pesë për qind marzh fitimi bruto për produktet bazë: qumësht, bukë, miell, vezë, vaj gatimi, kos, 10 për qind kufi për 55 ushqime të përpunuara, mish, sheqer, gjalpë, fasule, oriz dhe makarona, dhe një kufi 15 për qind marzh fitimi bruto për perimet, produktet për fëmijë, pelenat, sapunin. Analiza e LSI-së tregoi se shitësit me pakicë dhe shumicë llogaritin një marzh fitimi bruto për produktet bazë prej 20-25 për qind dhe 20-50 për qind në tregtinë me shumicë. Është e detyrueshme që këto produkte të jenë 70 për qind të pranishme në raft”, tha zv.ministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski.
Vendimi i dytë i Qeverisë është përcaktimi i çmimeve më të larta, pra ato çmime që kanë qenë në fuqi më 1 shkurt 2025.
Të dy vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare. Pritjet janë që çmimet të ulen mesatarisht 10 për qind, ndërsa produktet bazë të mbeten në të njëjtin nivel, pra të kenë ulje minimale