Izairi: BDI shpif, nuk i kam kërkuar asnjë të punësuari të marrë pjesë në tubim partiak 

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 17:58

Izairi: BDI shpif, nuk i kam kërkuar asnjë të punësuari të marrë pjesë në tubim partiak 

Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë në Çair, Pranvera Izairi, ka demantuar akuzat se kjo e fundit ka detyruar punëtorët të marrin pjesë në tubim partiak.

Ajo i ka cilësuar shpifje të ulëta dhe ka njoftuar se është angazhuar për sigurimin e 30 vendimeve të punës për këta të punësuar që janë lënë pas dore.

“Në lidhje me shkrimet në facebook dhe disa portale, me përgjegjësi të plotë përgënjeshtroj sepse nuk kam shantazhuar ose detyruar ndonjë punonjës të marrë pjesë në tubime partiake! Dua të nioftoj opinionin e gjërë se zëra të tillë dashakeqeës përhapen çdo herë kur bëhen hapa pozitivë në spital, ushtarët e devotshëm të BDI-së përhapin lajme të rrejshme dhe bëjnë hajkë mediatike”, ka shkruar drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë në Çair, Pranvera Izairi.

Ajo tutje ka njoftuar se kjo akuzë apo shpifje mund të jetë bërë nën prektestin për të hutuar publikun nga punët që po bën. Madje, ka ndarë lajmin e mirë se gati janë edhe 30 vendime për të punësuarit me kontrata në këtë spital.

“Me krenari njoftojë se janë veçse gati 30 vendime pune për të punësuarit me kontratë në vepër, të cilët i prisnin këto vendime më se 10 vite, duke u mbajtur peng për vota”, ka përfunduar drejtoresha Izairi.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 17:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media