“Vlon” droga në Tetovë, arrestohet një diler!

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shkurt, 2025 11:42 Përditësuar

“Vlon” droga në Tetovë, arrestohet një diler!

Dje me datë 21.02.2025 në ora 16.55 në Tetovë, nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Tetovë është arrestuar M.M (37) nga Tetova.

“Gjatë kontrollit të realizuar në banesën dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan katër kavanoza marijuanë,monedha të ndryshme dhe gjësende të tjera të dyshuara si produkte të veprës penale”, kumtuan nga Policia tetovare.

Personi është ndaluar në stacion policor, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të bëhet kallëzimi përkatës. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shkurt, 2025 11:42 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media