Është zgjedhur kompania që do të ndërtojë garazhet në kate në Qendrën Klinike

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 17:36

Është zgjedhur kompania që do të ndërtojë garazhet në kate në Qendrën Klinike

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ka konfirmuar sot se është përzgjedhur kompania që do të ndërtojë garazhet shumëkatëshe në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, me të cilën në ditët në vijim duhet të nënshkruhet kontrata për fillimin e zbatimit të projektit.

“Po, tenderi ka përfunduar. Komisioni shqyrtoi të gjitha dokumentet. Jam i informuar se çdo gjë është në rregull dhe shpresoj që do të nënshkruhet në ditët në vijim”, tha Taravari, por nuk e bëri të ditur emrin e kompanisë.

Qeveria në seancën e 20 gushtit ka miratuar vendim për zbatimin e procedurës për ndërtimin e garazheve të parafabrikuara shumëkatëshe në Qendrën Klinike Universitare – Kompleksi klinik “Nënë Tereza” në Shkup, e cila duhet të zgjidhë kaosin e trafikut në Qendrën Klinike.

Është formuar Komisioni për zbatimin e procedurës për dhënien e kontratës për krijimin e Partneritetit Publiko-Privat për ndërtimin e garazheve në kate në Kompleksin e Klinikës.

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 17:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media