Shqipëria rikonfirmon gatishmërinë për të ofruar ndihmë pas tragjedisë në Koçan!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2025 23:17

Shqipëria rikonfirmon gatishmërinë për të ofruar ndihmë pas tragjedisë në Koçan!

Sot vizitova Ambasadorin e Shqipërisë, z. Denion Meidanin, i cili më dorëzoi një letër nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu, drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Taravari. Në këtë letër, Ministrja Koçiu shpreh ngushëllimet e saj dhe rikonfirmon gatishmërinë për të ofruar ndihmë pas tragjedisë në Koçan, kumtoi zëvendëskryeministri Arben Fetai.

Falënderojmë Qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre në këto momente të vështira. Gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë ndaj të gjitha vendeve aleate dhe partnere për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Një falënderim i veçantë shkon për Ambasadorin Meidani për angazhimin e tij të palodhur dhe kujdesin e treguar ndaj të lënduarve, përfshirë lehtësimin e tij në procesin e trajtimit të tyre, shtoi Fetai. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2025 23:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media