UNT ndërpreu orën akademike në shenjë ngushëllimi! Fetaji: Humbja nuk shërohet…

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Mars, 2025 15:28

UNT ndërpreu orën akademike në shenjë ngushëllimi! Fetaji: Humbja nuk shërohet…

Për ngjarjen tragjike të Koçanit, Universiteti “Nënë Tereza” mbajti ceremoni ngushëllimi, ku studentët dhe profesorët ndërprenë orën akademike në shenjë mbështetjeje dhe solidarizimi për familjarët e viktimave, përcjell TV21.

Rektori i këtij universiteti Bekim Fetaji tha se si institucion do t’u dalin në ndihmë të gjithë atyre të cilët kanë nevojë.

“Në emër të Universitetit “Nënë Tereza”, ne shprehim ngushëllimet më të sinqerta deri tek familjet prej nga ku kjo tragjedi, humbja e të gjithëve nuk shërohet mirëpo besojmë se fuqia e ndihmës, solidaritetit sado pak ndihmon. Kjo tragjedi na kërkon të jemi më të ndjeshëm më të sjellshëm dhe më të përfshirë ndaj shoqërisë sonë dhe të njerëzve rreth nesh. Ne si institucion do të jemi në vijën e parë për ndihmë dhe mbështetje për të gjithë ato të cilët kanë nevojë”, tha Bekim Fetaji, rektor në Universitetin “Nënë Tereza”.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Mars, 2025 15:28