Arrestimi i Kreshnik Bekteshit, i drejtë apo i motivuar politikisht? Flasin komentuesit!

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Mars, 2025 23:46 Përditësuar

Arrestimi i Kreshnik Bekteshit, i drejtë apo i motivuar politikisht? Flasin komentuesit!

Në një anketë të zhvilluar në faqen zyrtare të Agjencisë së Lajmeve FLAKA në Facebook, në pyetjen: Arrestimi i Kreshnik Bekteshit, i drejtë apo i motivuar politikisht, pjesa dërmuese e komentuesve kanë dhënë vlerësime pozitive për rolin e tij.

Është shumë e qartë që ka prapavijë politike kur as vet shteti se din se për cfarë akuzohet Bekteshi.

Politikisht e kanë marër, 1 vit pa licencë kanë punur. Çka ka bërë VMRO? Kreshiku do të dale si fitimtar në fund.

I drejt të mbushish xhepat me mito dhe të thuash se s’ka vjedh.

I drejte! Gjithë përpara ligjit!!

Defokusim i opinionit, arsyetimi i dorëeheqjes së qeverisë që nuk diti ta menaxhoj situatën.

Hakmarrje Politike.

Taksirat.

Turpi botës, 100% i pafajshëm.

Hakmarrje e paster politike dhe anstishqiptare, ka dhe te tjera po hajt me do i lojme pa then mos e prishim agjerimin per lanetin.

Dihet fajtori.. Po Mickovski është bë si ujku kur i thotë deles mos ma turbullo ujitin..

Për ta mbrojtë veten sulmojnë tjerët se përndryshe në shtet demokratik duheshte të filloj nga oborri i vet e pastaj deri ku do tregonte puna dhe prokuroria dhe gjykata jo këto janë bo si ajo fjala Kadija te tuzhi Kadija te sudi (mjerim).

Ju tregon vendin shqiptarëve! Benifitet e pushtetit i kanë nji grup jo formal horash të bashkuar në grup politik ! Kur nuk jenë në politikë e marin vesh sa kanë vlerë !

Cdo kush mund ishte fajtor por keta nuk reaguan dhe per rasatin ne Tetove me ate sp.modulare ,nun fajesohet kablli Elektrik por Njeriu ka pergjegjesi !!

Hakmarje politike dhe tentim mbjellje frige ndaj shqiptarëve.

O ska gja ky ,po normal tragjedine e eben vetem per haakmarjeje politike po kot eka ky legen dhe kta legenat ton te vlenit bshk me banditin mickon aj se krekt kot s’keni takat.

Hakmarje politike. E kan msheel kreshnikin per ta shputu ljupcon e vmro-se!

Këto janë ndër përgjigjet që mund t’i gjeni këtu!

Arrestimi i Kreshnik Bekteshit u diskutua shumë në opinion, dhe ka mendime të ndarra rreth motivimit të arrestimit të tij. Flaka Media


Flaka
Botuar nga Flaka 22 Mars, 2025 23:46 Përditësuar