Shkup: Trupi i pajetë i një personi zbulohet në një veturë 

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Mars, 2025 17:21

Shkup: Trupi i pajetë i një personi zbulohet në një veturë 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Radishan të Shkupit është gjetur i vdekur në një veturë një 71-vjeçar nga Shkupi.

“Me datë 30.03.2025 në ora 16:24 në SPB-Shkup është marrë njoftim se në rajonin e Radishanit, në veturën “Mercedes”, në pronësi të një personi juridik, është gjetur i vdekur S.M. (71) nga Shkupi. Një mjek ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, shtojnë nga MPB.

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Mars, 2025 17:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media