Taravari përjashton mundësinë e koalicionit me BDI-në

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Prill, 2025 22:33

Taravari përjashton mundësinë e koalicionit me BDI-në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në VLEN, Arben Taravari ka dalë me një deklaratë ku thotë se nëse nuk shkojnë me VLEN-in në zgjedhje lokale, dalin vetë, me çka ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me BDI-në, transmeton TV21.

“Nëse nuk dalim me VLEN-in, opsionin e dytë e kemi të dalim vetë në zgjedhje dhe ky është opsioni i dytë, por ta shohim edhe disponimin mes anëtarësive. Për mua është shumë me rëndësi zëri i qytetarëve dhe zëri i qytetarëve”, tha Taravari pasi foli për dallimet në VLEN dhe u pyet se a pritet një koalicion me BDI-në.

Për dallimet, Taravari tha se kryesisht ndërlidhet me listat e këshilltarëve. Sipas tij, tre partitë në VLEN duan të dalin me një listë.

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Prill, 2025 22:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media