LSDM nesër mban zgjedhjet për liderin e partisë

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 21:25

LSDM nesër mban zgjedhjet për liderin e partisë

Nesër do të mbahen zgjedhjet e drejtpërdrejta brendapartiake për Kryetar të LSDM-së që ishin anuluar për shkak të tragjedisë në Koçanë.

Socialdemokratët thonë se janë partia e vetme që Kryetari e zgjedh përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake.

“Zgjedhjet do të mbahen në organizatat komunale të LSDM-së gjithandej vendit, në 78 vendvotime, të cilët në ditën e votimeve do të jenë të hapur nga 08.00 – 20.00. Komisioni Qendror Zgjedhor ka konfirmuar dhe ka mbyllur Listën Zgjedhore, ku aktivisht janë regjistruar 23.712 anëtarë, është siguruar materiali zgjedhor, paravanë për fshehtësinë e votës, kutitë zgjedhore, shenjat dhe gjithçka që duhet për ditën zgjedhore” – thonë nga LSDM-ja.

Votimi i të sëmurve dhe të pafuqishëve zhvillohet të shtunën më 05 prill.

“Të gjitha informacionet, vendimet, rregulloret, afatet dhe dokumentet tjera që lidhen me zgjedhjet brendapartiake për Kryetar të LSDM-së janë të kapshme në ueb-faqen e LSDM-së ose në linkun  https://sdsm.org.mk/direktni-vnatrepartiski-izbori-2025” – thuhet në komunikatën e LSDM-së duke shtuar se kompetente për zbatimin e zgjedhjeve është Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas LSDM-së, njoftimet për rezultatet do të bëhen publike të dielën pas përfundimit të procesit votues.

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 21:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.