Të gjitha konkluzionet nga mbedhja e kryesisë së ASH-së | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2025 00:47

Të gjitha konkluzionet nga mbedhja e kryesisë së ASH-së | VIDEO

Pas mbledhjes së kryesisë Kryetari i ASH-së tha se nuk e kanë asnjë problem nëse eventualisht kryeministri vendosë për largimin e partisë së tij nga Qeveria.

Në pyetjen nëse e keni diskutuar edhe çështjen nëse mundohen t’ju nxjerrin nga Qeveria, Taravari tha se për këtë vendosë Kryeministri

“Aty vendos kryeministri. Ai që e formon qeverinë është kryeministri, nëse vendos nuk kemi asnjë problem, por në parim me kryeministrin tash për tash kemi raporte të shkëlqyera”, tha kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Ndërkaq, shtoi se si parti nuk largohen nga VLEN. Mes tjerash potencoi se ASH-ja u mundua që të imponon mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar komunash.

“Ultimatume kohore, realisht nuk mund të pranojmë, se kishim ultimatum që të vendosim sot. ASH-ja vendosi që në të gjitha komunat ku garojnë shqiptarët do të del me lista të veçanta për këshilltarë komunal”, tha Arben Taravari – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Taravari  ka njoftuar se që nga muaji maj do të fillojë hapja zyrtare e shtabeve zgjedhore.

Taravari tha se vazhdon të mbetet në VLEN ndërsa mbetet i hapur për bashkëpunime për kandidatët për kryetarët e komunave.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2025 00:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media