Ndahet nga jeta profesori i mirënjohur Hamit Xhaferi

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2025 22:40

Ndahet nga jeta profesori i mirënjohur Hamit Xhaferi

Sot është ndarë nga jeta profesori universitar i gjuhës shqipe, prof.dr.Hamit Xhaferi. Një ligjërues i mirënjohur universitar me prejardhje nga fshati Zajaz i Kërçovës, i cili jetonte në Tetovë, përcjell INA.

Ai ka shërbyer për dekada në arsimin shqiptar, fillimisht në Gjimnazin e Tetovës dhe më pas në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), ku ishte profesor i rregullt dhe udhëheqës i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Profesor Xhaferi ishte një studiues i përkushtuar i letërsisë, pjesëmarrës në konferenca dhe autor i shumë punimeve shkencore.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur kolegu i tij, profesori Vebi Bexheti, i cili e ka përshkruar si një edukator të mrekullueshëm dhe profesor të shkëlqyer. Ngushëllime familjes, kolegëve, ish-nxënësve dhe studentëve të tij.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2025 22:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media