Taravari: As i njoh, as i di kush janë, Gjoka Construction ishte kompania e vetme që aplikoi në tender

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Prill, 2025 11:25 Përditësuar

Taravari: As i njoh, as i di kush janë, Gjoka Construction ishte kompania e vetme që aplikoi në tender

Sipas Taravarit, afati për menaxhim me parkingun nuk ishte 20 vjet, siç është paraparë me studimin e fizibilitetit. Në tender, siç bëri të ditur, ka pasur kusht për ofertuesin që ta shfrytëzojë parkingun derisa në atë lokacion është Qendra Klinike, e cila aty më shumë se 7-8 nuk do të jetë. 

“Kompania Gjoka Construction ishte kompania e vetme që aplikoi në tender dhe ne nuk mund të detyrojmë askend të konkuroj kur ata kanë parasyshë se Qendra Klinike më së shumti edhe 7-8 vite do të jetë aty”, deklaroi ministri Taravari në një intervistë për Kanal 5.

Ai sqaroi se nuk ka njohje personale e as nuk e di se kush është “Gjoka Construction”.

“Sa i përket raporteve personale nuk kam as një lidhje personale, as i njoh as i di kush janë Gjoka Construction”, pohoi Taravari.

Qeveria në seancë më 20 gusht të vitit të kaluar mori vendim që të ndërtohen garazhe të montuara në kate në Qendrën Klinike me partneritet publik-privat dhe formoi Komision për zbatimin e procedurës, dhe partneriteti publiko-privat nuk ishte ide e ministrit Taravari. Me parkingun në Qendrën Klinike për momentin menaxhon N.P “Parkingu i Qytetit” – Shkup.

Ndryshe, kompania nga Shqipëria “Gjoka Construction” ishte kompani e vetme e cila konkuroi në ternderin për ndërtimin e parkingjeve në Qendrën Klinike, por tenderi u anulua, ndërsa afati për ndërtimin e garazheve të montuara në kate nëse nënshkruhej marrëveshja, sipas gjitha gjasave nuk kalonte më shumë se një vit.

Taravari: Kur të punohet pas shpine, duhet të bësh disa lëvizje për rezultate më të mira

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në intervistën e fundit në Kanal5 ka folur rreth vendimeve të fundit të tij dhe situatën aktuale politike në vend.

Taravari ka deklaruar se të gjithë ata që më njohin e dinë se nga situatat e vështira, gjithmonë ka punuar për të përmirësuar gjendjen dhe nuk ka lejuar t’i punohet pas shpine.

“Të gjithë ata që na përkrahin e dinë se çdo herë kam tentuar të bëj më të mirë për të gjithë. Nuk bëhet fjalë për interesa personale, pasi shumë lehtë do ta kisha tejkaluar, por bëhet fjalë për interesin e përgjithshëm. Nëse dikush tenton të të zvogëloj sa më shumë dhe të të punoj pas shpine, duhet të bësh disa lëvizje të cilat do të tregosh se vlen dhe të arrish rezultat më të mirë”, u shpreh kryetari i ASh-së, Arben Taravari.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Prill, 2025 11:25 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media